Çfarë është SuperMart dhe cili është qëllimi i tij në tregun shqiptar?
SuperMart eshte nje marketplace qe synon te shese te gjithe llojet e produkteve, duke patur nje gamë me mbi 14 kategori dhe 70,000 produkte, per te permbushur cdo deshire dhe kerkese te bleresve ne Shqiperi. Misioni I SuperMart eshte te jete sa me afer cdo klienti, duke u bere ura lidhese ndermjet produktit, biznesit dhe teknologjise moderne, per te bere cdo blerje sa me te lehte.
Kur u realizuan zyrtarisht idetë dhe dëshirat për Supermart.al, cilat janë sfidat me të cilat jeni përballur dhe gjërat që shkuan më mirë nga sa prisnin?
Sfida kryesore me te cilen SuperMart eshte perballur ka qene fakti qe e-commerce eshte nje treg relativisht I pamaturuar ne Shqiperi, pasi teknologjia nuk eshte perqafuar ende plotesisht nga te gjithe bizneset dhe klientet. Thene kjo, Shqiperia ka nje fuqi blerese teper te madhe, e cila mund te jape nje impakt te fuqishem ne shtimin dhe rritjen e tregut te e-commerce.
Cili është zhvillimi i SuperMart nga dita 1 deri më sot? Keni futur ndonjë risi në tregun vendas që ekzistonte në tregje të tjera?
SuperMart ka ruajtur te njejten strukture qe prej fillimit, me nje staf prej 4 personash, duke u perpjekur te ruaje vizionin per nje proces pune sa me eficient. Risia qe SuperMart ka sjelle ne tregun shqiptar eshte marrja e ekskluzivitetit te nje brandi best-seller ne Europe, IvyBears, te cilat jane vitamina qe ofrojne rezultate te shkelqyera duke ruajtur nje raport te kenaqshem vlere/cmim.
Si ndihet të jesh pjesë e botës së e-comm? Sa ju ndikojnë këto pak gjëra: zhvillimi i teknologjive dhe dinamika e tendencave?
Bota e-commerce eshte teper dinamike, dhe teknologjia qe na rrethon eshte nen nje ndryshim te vazhdueshem, cka e ben kete fushe shume te veshtire por dhe terheqese njekohesisht, pasi sfidat me te cilat perballemi ne perditshmeri jane gjithnje e me te paparashikueshme.