Keni një pyetje?
FAQ
Pyetjet e bëra shpesh
Platforma e internetit përbëhet nga të dhëna dhe burime përkatëse të tregtisë elektronike për tregjet e CEFTA-s, duke përfshirë të dhënat bazë të tregtisë elektronike, grafikët ndërveprues dhe të dhënat mbi zhvillimin e tregut të tregtisë elektronike të CEFTA-s, si dhe të dhëna për aspektet kryesore të të bërit biznes në tregtinë elektronike.
Të dhënat përkatëse të tregtisë elektronike janë paraqitur në platformën e internetit për të 7 tregjet e CEFTA-s - Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova*, Mali i Zi dhe Moldavia.
Modulet janë njësi të pavarura me informacion mbi një temë të caktuar që është pjesë e një tërësie. Secili prej moduleve është në një temë të ndryshme përkatëse të tregtisë elektronike, e paraqitur në një mënyrë që kuptohet lehtësisht nga të gjithë. Platforma përmban pesë module që do të ndërtohen dhe promovohen veçmas në faza të ndryshme të projektit. Pesë modulet janë shfaqur në përgjigje të sfidave të tregut të përcaktuara nga sektori i biznesit dhe institucionet qeveritare dhe do të mbulojnë pesë temat e mëposhtme: Të dhënat e tregtisë elektronike, kuadri ligjor, pagesa elektronike, dërgesa dhe historitë e suksesit. Secili prej këtyre moduleve do të përmbajë informacione, udhëzime, manuale dhe dokumente të lidhura me temën përkatëse të tregut të CEFTA-s.
Informacioni në faqen kryesore është i disponueshëm në anglisht dhe informacioni për çdo treg të CEFTA-s është i disponueshëm në gjuhën lokale dhe në anglisht.
Po, përdorimi i platformës së internetit është plotësisht falas.