Moduli 3

Histori suksesi në tregtinë elektronike

Ky modul përfshin rreth 5 historitë më të suksesshme të e-commerce në Shqipëri gjatë vitit 2022. Katër nga subjektet e përzgjedhura janë biznese të tregtisë elektronike direkte që shesin online produktet dhe shërbimet e tyre, ndërsa një prej tyre vjen nga sektori i pagesave, i cili është shumë i rëndësishëm për të shtyrë përpara sektorin e tregtisë elektronike në Shqipëri (Rubicon/Pago). Dy prej kompanive janë shitës online/tregtarë online (e-sellers/e-commerce) në sektorin e librave (Bukinisti) dhe sektorin e produkteve të lojërave elektronike (Albagame). Dy të tjerat janë vende të tregje elektronike (e-markets) të fokusuar kryesisht në veshje, këpucë dhe produkte të tjera të përditshme të nevojshëm për konsumatorët (GjejeVete dhe SuperMart). Moduli përfshin 1 prezantim video dhe 4 intervista me shkrim me menaxherët dhe stafin e këtyre përfaqësuesve të biznesit të tregtisë elektronike.