Gjejevete.al eshte marketplace-i pare dhe me inovator ne Shqiperi. Nisi ne vitin ne 2016 si nevoje e kohes per ti ofruar tregtareve nje mundesi per te rritur kapacitet e tyre shitese pertej dyqanit fizik duke ruajtur brand-in e tyre. Gjejevete.al vjen e kompletuar me nje set platformash te cilat i mundesojne nje zgjidhje 360 grade tregtareve ne Shqiperi dhe rajon.
Nderkohe qe tregu online ne Shqiperi eshte akoma i fokusuar ne e-commerce, ne kemi disa vite qe kemi hyre ne m-commerce dhe q-commerce duke i dhene mundesine tregtareve pjese te platformes te ofrojne sherbim te shpejte brenda 30 min dhe mundesine te funksionojne edhe 24 ore.
Te operash ne nje treg te vogel dhe kryesisht informal si Shqiperia sigurisht ka sfidat e vetat. Nder vite sfida kryesore ka qene zgjerimi i rrjetit te partnereve. Duhej te gjenim nje zgjidhje e cila duhet te na ofronte mundesine qe rrjeti i partnereve te zgjerohej dhe te funksiononte pavaruar nesh. Ofruam nje zgjidhje shume inovatore si ne aspektin teknik por edhe ne ate tregtar, zgjeruam konceptin e marketplace nga nje profil qe merrnin tregtaret pjese te platformes ne nje website e-commerce falas. Ne kete menyre kur menaxhonin website-in e tyre automatikisht menaxhonin produktet dhe stokun ne platformen tone te shitjes. Me kete zgjidhje te oferuar kemi arritur te kemi me shume se 400 tregtare ne platforme dhe nje game produktesh mbi 100 mije.
Nga koncepti fillestar i nje website e-commerce Gjejevete.al eshte formesuar ne nje platforme qe ofron nje zgjidhje 360 grade tregtareve ne Shqiperi dhe rajon qe te behen pjese e tregut online pa kosto fillestare. Me zgjidhjen qe ofrojme sigurisht Shqiperia eshte vend shume i vogel per ne dhe jemi duke filluar te zgjerohemi edhe ne vendet e rajonit.
Ndertimi i platformes se brendshmi na ka ndihmuar te jemi sa me fleksibel si me integrimet me palet e treta por edhe te optimizojme dhe automatizojme procese te cilat permirsojme kohen e sherbimit, eksperiencen dhe ulin kostot.
Duke pasur gjithmone ne fokus klientin ne jemi investuar te ofrojme eksperiencen me te mire te blerjeve online Shqiperi dhe kjo mendoj qe eshte vlera qe ne I ofrojme ketij segmenti te tregut.