Intervistë me Iris Tela – Rubicon sha (rbcn.al)

Rbcn.al

Cfarë përfaqëson kompania juaj dhe cilat nevojave te tregut kerkoni t’ju pergjigjeni me shërbimet tuaja? Përse mendoni se jeni të nevojshem në treg?

Rubicon u krijua në shtator 2020, me synimin për të ushtruar veprimtarinë e tij si Institucion I Parasë Elektronike. Rubicon është një kompani fintech, liçensuar nga Banka e Shqipërisë, ngritur me qëllim ofrimin e zgjidhjeve financiare dhe zhvillimin e një rrjeti të proçesimit të pagesave. Rubicon lindi për të plotësuar nevojat e tregut, të spikatura edhe më shumë nga pandemia e Covid-19 e cila shtyu vrullshëm në preferencën e zgjidhjeve në distancë. Për t’ju përgjigjur këtyre nevojave, kompania ka sjellë produktin e saj inovativ, platformën PAGO, me të cilën u vlerësua si StartUp-i i vitit nga Albanian ICT Awards në qershor të 2022.. Platforma Pago është instrumenti që do të zhvillojë rrjetin e procesimit të pagesave. Aktivitetet operative të Rubicon përfshijnë edhe këmbimin valuator, shërbime këshillimore, ose zbatim të zgjidhjeve mbështetëse fintech për aktivitetet financiare për të cilat është licencuar.

Cilit segment të tregut i shërben biznesi juaj? A synoni të bëni për vete një niche klientele në një të ardhme të afërt?

Rubicon, si objekt kryesor të veprimtarisë së tij, synon ofrimin e shërbimeve më cilësore për klientët që kanë ose nuk kanë llogari në një bankë të nivelit të dytë në vend. Ndërkohë që tregu orientohet gjithnjë e më shumë drejt një ekonomie të formalizuar, ne jemi aty për të lehtësuar këtë proces dhe për t’i shkuar klientit “aty ku ndodhet”, duke i mundësuar kryerjen e operacioneve të ndryshme financiare në një mënyrë më të shpejtë, më të thjeshtë, me kursim kohe dhe falas!

Zgjidhjet tona konsistojnë në ripërcaktimin dhe ridizajnimin e përvojave financiare. Rubicon planifikon të operojë tërësisht online pa degë dhe agjentë. Selia e kompanisë është në Tiranë, por shtrija e saj është në të gjithë territorin. Planet tona të ardhshme dhe ambicia jonë janë shtrirja në nivel evropian, për të akomoduar shqiptarët ngado që janë.

Çfarë ju bën më të vecantë nga konkurrentët? Çfarë risie mendoni se keni sjellë? Cili është avantazhi juaj konkurrues?

Për ne burimet njerëzore dhe kultura e kompanisë janë shumë të rëndësishme. Ne i krijojme hapësira kreativitetit, origjinalitetit dhe jemi përpjekur që me rekrutimin e elementëve të rinj çdo individualitet të gjejë zërin e tij, duke kontribuar në vendimmarrje, e duke e bërë të vetin çdo projekt. Falë një klimë të shëndetshme bashkëpunimi, në kulturën e kompanisë sonë ja kemi dalë që individualitetet e secilit të formësojnë pjesë të një rebusi, duke plotësuar e nxjerrë në pah vlerën e njëri-tjetrit. Të gjithë së bashku japim më të mirën, shumë më tepër sesa të veçuar. Zotësi e zemër duket një kombinim premtues për jetëgjatësinë e një startup-i.

Marrëdhënia e bashkëpunimit me Mastercard do t’ju ofrojë klientëve tanë lehtësira të cilat na sigurojnë një avantazh konkurrues në treg, krahasuar me IPE-të e tjera. Gjithashtu, bashkëpunimi me Postën Shqiptare, e cila me rrjetin e saj të degëve siguron mbulim në të gjithë territorin brenda vendit, do të na afrojë drejt klientëve pa akses në sistemin bankar, duke rritur potencialisht këtë “fole tregu”.

Me cilët biznese bashkëpunoni për të zgjeruar pjesen e tregut?

Ndonëse konkurrentë, ne bashkëpunojmë edhe me institucione të tjera të parasë elektronike, dhe me bankat e nivelit të dytë për të vlerësuar hapësirat e pashfrytëzuara të biznesit në interes të përbashkët, ku ndërveprimi në treg ndjek rregullin “fitore-fitore”, pra, të gjithë palët fitojnë. Jemi të ndërgjegjshëm që bashkëpunimi jo vetëm për t’ju ndodhur sa më pranë klientit, por edhe sidomos drejt përmirësimit të legjislacionit ekzistues lidhur me ekosistemet e startupeve FINTECH, për t’jua lehtësuar këtyre të fundit të bërit biznes, dhe rrjetëzimi në favor të rezultateve sa më të shpejta e efektive, i shërben rritjes së jetëgjatësisë/qëndrueshmërisë së startupeve në treg.

Cilat jane sfidat e ecommerce për momentin dhe si mendoni t’i zgjidhni?

Implementimi me sukses i “open banking” do të lehtësojë ndërveprimin midis IPE-ve dhe bankave tradicionale me degë fizike, duke rritur shpejtësinë e konvertimit të parasë fizike në elektronike, por edhe anasjelltas, në favor të klientit të kudondodhur.

Si e shihni te ardhmen e sektorit ecommerce?

Mendojmë se ky sektor do të marri zhvillim dhe konkurrenca do të shtohet dita-ditës, pasuar nga rritja e zhvillimit të mëtejshëm të sektorit të shërbimeve në vend. Gjithashtu, zhvillimi i turizmit inteligjent dhe i industrisë së agrobiznesit do të shoqërohet pashmangshmërisht nga zgjidhje inovative, të cilat do t’i shkaktojnë konkurrencës dhimbje koke. Mbetemi optimistë për zhvillimet e tregut në këtë drejtim, duke shpresuar në një bashkëpunim të frytshëm edhe me ligjvënësit.

A e dini se?

Tatimi mbi fitimin si % e fitimeve tregtare është më i larti në Shqipëri (14.1).

Zbulo më shumë

Abonimi në buletin

Merrni njoftime kur moduli tjetër të jetë i disponueshëm

.

Legal disclaimer: This geographical map is for informational purposes only and does not constitute recognition of international boundaries or regions; GIZ makes no claims concerning the validity, accuracy or completeness of the maps nor assumes any liability resulting from the use of the information therein.

North Macedonia

Popullsia 2057680
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 13992.22
Përdorimi i internetit 85.3%
Blerësit në internet 53.5%
Monedha Macedonian denar
PBB për frymë, PPP 21304.5

Albania

Popullsia 2777690
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 1861052
Përdorimi i internetit 83.1%
Blerësit në internet 38.5%
Monedha Albanian lek
PBB për frymë, PPP 19496.20

Serbia

Popullsia 6664450
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 43318.93
Përdorimi i internetit 85.36%
Blerësit në internet 64.18%
Monedha Serbian dinar
PBB për frymë, PPP 25061.9

Kosovo

Popullsia 1761980
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 11981.46
Përdorimi i internetit 90%
Blerësit në internet 51%
Monedha European euro
PBB për frymë, PPP 14971.20

Bosnia & Herzegovina

Popullsia 3233530
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 21664.65
Përdorimi i internetit 83.38%
Blerësit në internet 41.31%
Monedha Bosnia and Herzegovina convertible mark
PBB për frymë, PPP 20950.20

Moldova

Popullsia 2538890
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 17264.45
Përdorimi i internetit 76%
Blerësit në internet 34%
Monedha Moldovan leu
PBB për frymë, PPP 15719

Montenegro

Popullsia 617210
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 4011.87
Përdorimi i internetit 88.36%
Blerësit në internet 32.13%
Monedha European euro
PBB për frymë, PPP 28324.6

Qendra e burimeve dhe informacionit mbi aspektet kyçe të tregtisë elektronike për të gjithë anëtarët e CEFTA-s

ECOMMERCE FOR ALL

Zbulo më shumë Zbulo më shumë
* Ky përcaktim nuk sjell asnjë pasojë në qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me RKSKB 1244 ( Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara) dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Zbatues në Shqipëri