Import dhe eksport

Si të bëj gjënë e duhur kur importoj një porosi në internet?

Gjithçka që duhet të dini rreth importit.

Importi është transferimi i mallrave përmes kufijve shtetërorë, nga një burim i huaj.

Ai që kryen importimin quhet importues. Mallrat hyjnë/dalin në/nga teritori doganor shqiptar nga/në një vend të
huaj në rrugë:

uvoz ал

Klikoni këtu për të shkarkuar dokumentet me të gjithë procesin e importit nga Shqipëria.

Tokësore: Mallrat i nënshtrohen mbikëqyrjes doganore që nga çasti i hyrjes në territorin shqiptar. Këto mallra
duhet të dërgohen pa humbur kohë nga personi që i transporton ato:

a) në zyrën doganore të caktuar nga autoritetet doganore ose në cilindo vend tjetër të caktuar ose miratuar prej
tyre; ose
b) në një zonë të lirë, nëse mallrat duhen të futen në atë zonë të lirë drejtpërsëdrejti me rruge ujore, ajrore ose
tokësore.

Rrugë ajrore të përcaktuara nga autoritetet përgjegjëse për trafikun ndërkombëtar, dhe mund të ulen e të ngri-
hen nga aeroportet ndërkombëtare të miratuara për trafik ajror me vendet e huaja.

Mjetet lundruese, të cilat transportojnë mallra që hyjnë ose dalin nga territori doganor i Republikës së
Shqipërisë dhe që lundrojnë në zonën doganore kufitare në det, liqene e lumenj të lundrueshëm, duhet të kenë
në bord manifestin e mallrave.

Hekurudhore, e cila lejohet vetëm nepërmjet Shoqërise hekurudhore që pranon të fusë në territorin doganor

mallra të shoqëruara me një dokument dorëzimi, dhe është organi përgjegjës për kryerjen e formaliteteve do-
ganore përkatëse.

Po pyesni si po vjen porosia juaj nga jashtë? Ndiqni gjithë procesin.

VENDI I DEKLARIMIT DOGANOR


Dërgesa e porositur arrin në vende të caktuara të deklarimit për mallrat dhe pastrimin e tyre doganor – zyra doganore Postë, ose nëse arrin me transport ajror – zyra doganore, Rinas Tiranë.

DEKLARATA DOGANORE


Dërgesa merret në kujdes nga kompanitë që kryejnë dorëzim të shpejtë ose të zakonshëm – bazuar në të dhënat e deklaruara në dërgesë, përcaktohet nëse dërgesa është e nënshtruar doganave të importit ose është përjashtuar nga doganat dhe detyrimet e importit.

Dërgesat me një vlerë prej 22 eurosh (përfshirë kostot e transportit) lirohen menjëherë pas mbërritjes së dërgesës; nuk ka detyrim për të paraqitur një deklaratë doganore për to.

Për të gjitha dërgesat e tjera që kanë një vlerë mbi 22 euro (së bashku me kostot e transportit), ka një detyrim për të paraqitur një deklaratë doganore në formë të shkruar.

Kjo deklaratë mund të paraqitet nga transportuesi i dërgesës (posta ose posta e shpejtë) ose nga një agjent tjetër doganor. Gjithashtu mund të paraqitet nga një person fizik që merr dërgesën.

Kjo është çështje zgjedhjeje për importuesin (person juridik ose fizik) – ai duhet të vendosë vetë kush do të paraqesë deklaratën doganore.

Një nga mënyrat më të lehta të përcaktuara nga Administrata Doganore është paraqitja e një deklarate të thjeshtuar doganore nga importuesi duke plotësuar kushtet e mëposhtme:

  • Vlera e dërgesës (së bashku me kostot e transportit) nuk duhet të kalojë një shumë prej 800 eurosh në dhe një masë neto deri në 1,000 kg. Kjo është mënyra më e thjeshtë për pastrimin doganor të dërgesave që vijnë nga importi.
  • Nëse këto kushte nuk përmbushen, është e detyrueshme të paraqitet një deklaratë doganore në një procedurë të rregullt doganore. Kjo deklaratë mund të paraqitet nga importuesi (individ ose ent juridik), agjenti doganor – komisioner i mallrave, ose nga posta ose posta e shpejtë.
  • Ky lloj deklarate paraqitet vetëm në formë elektronike, pa letër për të gjitha dërgesat që përmbajnë mallra me natyrë tregtare, vlera e të cilëve është 450 euro veçanërisht: për mallrat me natyrë tregtare që janë pjesë e një serie të rregullt të dërgesave të ngjashme, për mallrat që janë nën kufizime, ndalime dhe formalitete të tjera të importit. Nëse kalon vlerën 450 euro atëhere për importin e tij duhet të jetë një kompani me NIPT, nuk mund ta realizojë dot një individ.

DOKUMENTACIONI


Shpesh, nga vendi ku porositet dërgesa, e shënojnë atë me një deklaratë që thotë se çfarë përmban, vlerën e saj dhe nga vjen. Kjo deklaratë është provë e vlefshme që përshkruan mallrat e porositur.

Nëse kërkohet dokumentacion tjetër, personi përgjegjës nga zyra doganore kontakton marrësin. Nëse ai nuk ofron të dhënat e nevojshme, vlera për të cilën duhet të pastrohet porosia llogaritet nga zyrtarët doganorë.

Nëse ai nuk pajtohet me vlerën e përcaktuar, ai ka të drejtën të paraqesë një kundërshtim për të.

Nëse një dërgesë dërgohet nga një person te një tjetër, dërguesi duhet të jetë i kujdesshëm të tregojë vlerën e mallrave, për të përcaktuar më lehtë nëse është nënshtruar pastrimit të rregullt doganor dhe pagesës së detyrimeve.

KOSTO SHTESË


Kostot që përfshihen në vlerën për të cilën një porosi duhet të nënshtrohet doganave përfshijnë kostot e postës që ndodhin jashtë Shqipërisë.

Kjo do të thotë nëse porosia është 50 euro, dhe posta për të arritur kushton 10 euro, vlera totale e porosisë është 60 euro.

Vlera doganore nuk përfshin kostot e tjera shtesë të mundshme që lindin në vendin tonë, të cilat llogariten dhe tarifohen posta publike e Shqipërisë dhe drejtoria e doganës.

Pas përcaktimit të vlerës doganore të dërgesës, zyrtarët doganorë llogarisin sasinë shtesë të detyrimeve që duhet të dërgohen.

Nëse vlera doganore e dërgesës është më pak se 22 euro, ajo është përjashtuar nga doganat dhe TVSH-ja. Kjo nuk vlen nëse dërgesa është një pije alkoolike, produkt duhani, parfum.

Nëse vlera doganore e dërgesës është mbi 22 euro, atëherë duhet të paguhen detyrimet e importit, dmth. doganat dhe TVSH-ja. Në këtë rast, paguhen kostot shtesë për trajtim dhe manipulim, të cilat dërgohen nga dega e doganës Rinas dhe posta e shqipërisë.

Këto kosto për trajtim dhe manipulim shpesh ngarkohen për dërgesa që janë përjashtuar nga pagesa e detyrimeve doganore dhe TVSH-së në importim, dhe qytetarët shpesh mendojnë se ato janë detyrime doganore.

*Kjo vlen vetëm nëse dërgesa është dërguar nga një ent juridik, dhe nuk vlen nëse dërgesa është marrë nga një person tjetër fizik.

ARRITJA E DËRGESËS


Në momentin kur dërgesa arrin në territorin e Shqipërisë derisa të përcaktohet trajtimi me të, ajo është nën mbikëqyrje doganore dhe trajtohet si mallra të ruajtura përkohësisht në një zyrë doganore.

Pas përfundimit të gjithë procesit, dërgesa arrin në postë dhe ju do të njoftoheni që të shkoni ta tërhiqni atë në pikën më të afërt!

Si mund të bëj gjënë e duhur kur eksporto një porosi në internet?

Për kryerjen e Procedurave Doganore, çdo kompani duhet të regjistrojë më parë NIPT-in në sistemin “Asycuda World”.

Për regjistrimin e NIPT-it, çdo kompani duhet të paraqesë këto dokumenta:

Në rastet kur NIPT-i lëshohet nga QKR-ja
– një fotokopje të Çertifikatës së Personit të Tatueshëm
– një kopje të ekstraktit të regjistrimit në QKR

Shënim: Administratori i kompanisë mund të dergojë dokumentat e mësipërm për regjistrimin e NIPT-it dhe me email në adresat: borxhi@dogana.gov.al

izvoz al

Klikoni këtu për të shkarkuar dokumentet me të gjithë procesin e transportit nga Shqipëria.

BAZA LIGJORE PËR EXPORTET E MALLRAVE


1. Regjimi i eksportit lejon që mallrat shqiptare të dalin nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë. Eksportimi sjell zbatimin e formaliteteve të daljes, duke përfshirë edhe masat e politikës tregtare dhe, kur është rasti, detyrimet e eksportit.

2. Me përjashtim të mallrave të vendosura nën regjimin e përpunimit pasiv, të gjitha mallrat shqiptare të destinuara për eksport vendosen nën regjimin e eksportit.

3. Rastet dhe kushtet në te cilat mallrat që dalin nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë nuk i nënshtrohen një deklaratë eksporti, përcaktohen në aktet nënligjore në zbatim të këtij Kodi dhe, nëse është e nevojshme, me dispozita të nxjerra nga Ministri i Financave.

4. Deklarata e eksportit duhet të depozitohet në zyrën doganore kompetente për mbikqyrjen e vendit ku është vendosur eksportuesi, ose ku mallrat janë paketuar ose ngarkuar për eksport. Në rast se është e 83 nevojshme, përjashtimet nga ky rast përcaktohen në aktet nënligjore në zbatim të këtij Kodi.

Çlirimi i mallrave për eksport jepet me kusht që mallrat në fjalë të dalin nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë në të njëjtën gjendje që ato ishin në datën e pranimit të deklaratës së eksportit

Dalja e mallrave: për daljen e mallrave duhen këto proçedura.

a) Formalitete para daljes së mallrave
b) Formalitete e daljes së mallrave
c) Eksporti dhe Ri-eksporti
d) Njoftimi ri-eksportit

Baza ligjore që duhet shqyrtuar për eksportet janë këto

Ligji 102/2014, datë 31.07.2014 “Kodi Doganor në Republikën e
Shqipërisë”, nenet 236 deri 249.

VKM nr. 651, datë 10.11.2017 “Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor”,
nenet 693 deri 718.

DOKUMENTAT


Për eksportimin e mallrave duhen këto dokumenta:

  • Deklaratë doganore
  • Faturë
  • Dokument transporti
  • si dhe çdo dokument i nevojshëm për zbatimin e masave të politikës tregtare dhe ligjeve të tjera që rregullojnë eksportimin e mallrave.

Dokumente të tjera në këtë seksion

A e dini se?

Tatimi mbi fitimin si % e fitimeve tregtare është më i larti në Shqipëri (14.1).

Zbulo më shumë

Abonimi në buletin

Merrni njoftime kur moduli tjetër të jetë i disponueshëm

.

Legal disclaimer: This geographical map is for informational purposes only and does not constitute recognition of international boundaries or regions; GIZ makes no claims concerning the validity, accuracy or completeness of the maps nor assumes any liability resulting from the use of the information therein.

North Macedonia

Popullsia 2057680
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 13992.22
Përdorimi i internetit 85.3%
Blerësit në internet 53.5%
Monedha Macedonian denar
PBB për frymë, PPP 21304.5

Albania

Popullsia 2777690
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 1861052
Përdorimi i internetit 83.1%
Blerësit në internet 38.5%
Monedha Albanian lek
PBB për frymë, PPP 19496.20

Serbia

Popullsia 6664450
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 43318.93
Përdorimi i internetit 85.36%
Blerësit në internet 64.18%
Monedha Serbian dinar
PBB për frymë, PPP 25061.9

Kosovo

Popullsia 1761980
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 11981.46
Përdorimi i internetit 90%
Blerësit në internet 51%
Monedha European euro
PBB për frymë, PPP 14971.20

Bosnia & Herzegovina

Popullsia 3233530
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 21664.65
Përdorimi i internetit 83.38%
Blerësit në internet 41.31%
Monedha Bosnia and Herzegovina convertible mark
PBB për frymë, PPP 20950.20

Moldova

Popullsia 2538890
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 17264.45
Përdorimi i internetit 76%
Blerësit në internet 34%
Monedha Moldovan leu
PBB për frymë, PPP 15719

Montenegro

Popullsia 617210
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 4011.87
Përdorimi i internetit 88.36%
Blerësit në internet 32.13%
Monedha European euro
PBB për frymë, PPP 28324.6

Qendra e burimeve dhe informacionit mbi aspektet kyçe të tregtisë elektronike për të gjithë anëtarët e CEFTA-s

ECOMMERCE FOR ALL

Zbulo më shumë Zbulo më shumë
* Ky përcaktim nuk sjell asnjë pasojë në qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me RKSKB 1244 ( Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara) dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Zbatues në Shqipëri