Çfarë nevojitet për të krijuar dhe regjistruar një tregti elektronike in Albaniia?

Legjislacioni në lidhje me procedurat e regjistrimit dhe licencimit të biznesit është harmonizuar me standardet e BE-së, me fokus në uljen e barrierave administrative për bizneset që operojnë në Shqipëri. Regjistrimi i biznesit online lejohet. Aplikimi elektronik bëhet përmes portalit qeveritar e-Albania. Me përfundimin me sukses të regjistrimit të biznesit në QKB, aplikanti duhet të vizitojë Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në bashki/komunë, për të kryer regjistrimin fiskal. Procesi i formimit të bizneseve në Shqipëri është i shpejtë dhe efikas. Formimi i tyre rregullohet me ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar.

Aplikimet për regjistrime në Regjistrin Tregtar mund të bëhen në:

  • Sportelet e shërbimit

  • Online nëpërmjet sportelit elektronik

Kuadri ligjor për regjistrim:

  • Ligji nr. 131/2015, “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”

  • Ligji nr. 9723, datë 03.05.2017, “Për regjistrimin e biznesit”

  • Ligji nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”

Si të aplikoni për rejistrimin e një biznesi online?

Ju mund të aplikoni për regjistrimin e një biznesi të ri online nëpërmjet platformës e-albania, duke kërkuar shërbimin “Aplikim për regjistrimin fillestar të një personi fizik” ose duke klikuar në këtë link.

Klikoni opsionin “Përdor” dhe plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme që kërkohen në formular, më pas klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit.

Përgjigja për miratim/refuzim ju vjen në email.

Pas miratimit të Nipt ju duhet të regjistroni biznesin në e-albania duke u identifikuar si individ dhe të përfundoni regjistrimin. Pas regjistrimit si biznes në e-albania, duhet të aplikoni shërbimin “Certifikata e Regjistrimit” për të marrë NIPT-in ose klikoni në këtë link.

Kujdes!

Ju gjithashtu duhet të regjistroheni në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve brenda 72 orëve nga miratimi i Nipt. Mund të regjistroheni edhe në këtë link.

Zbuloni dhe vlerësoni nevojën dhe problemet tuaja dhe kryeni Studimin e Tregut mbi to. Mbani parasysh se rritja e një biznesi në internet është një ndërmarrje e konsiderueshme. Të punuarit bazuar në instinkt dhe supozime do t’ju drejtojë te dështimi. Përpara se të vendosni se çfarë të shisni, është e domosdoshme të kuptoni modelet e ndryshme të biznesit të tregtisë elektronike. Cilindo model biznesi të tregtisë elektronike që vendosni të zgjidhni, sigurohuni që është diçka që do të funksionojë për ju në planin afatgjatë.

Disa hapa për të identifikuar një nevojë të tregut gjenden më poshtë:

  • Vizitoni forumet në internet për të parë se çfarë pyetjesh bëjnë njerëzit dhe çfarë problemesh po përpiqen të zgjidhin.

  • Bëni kërkime për të gjetur fjalët kyçe që po kërkojnë më tepër njerëzit, për të cilat nuk po konkurrojnë shumë faqe.

  • Shikoni konkurrentët tuaj të mundshëm duke vizituar faqet e tyre dhe duke marrë parasysh atë që ata po bëjnë për të plotësuar kërkesën. Më pas mund të përdorni atë që keni mësuar dhe të krijoni një produkt për një treg që ekziston tashmë dhe ta bëni atë më mirë se konkurrenca.

Gjetja e fushës specifike të duhur është një hap kritik në zhvillimin e biznesit tuaj të tregtisë elektronike. Disa pyetje për t’u marrë parasysh gjatë krijimit të një biznesi online janë:

  • Cila është fusha juaj e ekspertizës?

  • Cilat janë aftësitë ose njohuritë tuaja mbi tregtinë? Ku përshtaten në treg?

  • Çfarë produktesh jeni të interesuar të shisni?

  • Nëse jeni duke shitur një produkt digjital, si do ta merrni atë?

  • A do ta bazoni biznesin tuaj mbi porositë që bëhen vetëm 1 herë, mbi paketa specifike apo në një model abonimi?

  • A mund ta menaxhoni vetë biznesin apo do të keni nevojë për ndihmë?

Specifikimi është celësi kyç. Sa më specifik të jeni, me aq më pak konkurrencë do të përballeni. Zgjidhni një fushë specifike që funksionon mirë edhe në mediat sociale.

Vendimet e biznesit duhet të merren në bazë të performancës, ndërsa treguesit kryesorë të performancës ( KPI) duhet të jenë burimi i veprimeve konkrete për zbatimin e vendimeve Pika kryesore në rrugën drejt arritjes së suksesit në shitjet online janë treguesit të performancës. Monitorimi i per -formancës dhe treguesve do të ndihmojë pronarët e bizneseve të identifikojnë progresin e bërë drejt objektivave të marketingut, shitjeve dhe shërbimit ndaj klientit. Përzgjedhja e KPI-ve fillon me përcaktimin e qartë të qëllimeve dhe të kuptuarit se cilat fusha të biznesit ndikojnë në këto qëllime. Disa nga KPI-të përfshijnë:

  • Totali i vizitave
  • Koha që shpenzon cdo vizitor në faqe
  • Vizitorët unikë
  • Klientë të rinj
  • Vizitorët të rinj
  • Rastet e hapura të shërbimit ndaj klientit
  • Shikimet e faqeve
  • Shikimet e faqeve per vizitë

  • Norma e kthimit
  • Pagesa për klikim
  • Marzhi bruto
  • Totali i porosive në ditë, javë, muaj
  • Kostoja për blerje
  • Kontrolli i Largimeve
  • Kontvertimet totale të pagesës me nje klikim

Njohja dhe të kuptuarit se kush i blen ose kush do t’i blejë produktet tuaja do të jetë e domosdoshme për t’ju ndihmuar të maksimizoni kthimin e investimit dhe efektivitetin e përmbajtjes nga reklamat. Profilet e konsumatorëve ideal janë personazhe fiktive, të përgjithësuar që krijojnë një imazh të tregjeve ideale. Ato zakonisht përfshijnë jo vetëm informacion demografik si mosha, vendndodhja dhe fitimet, por edhe informacione psikologjike si interesat, arsyet e blerjes dhe shqetësimet.

Të listuara më poshtë janë disa nga elementët kryesorë të nevojshëm për secilin prej profileve të
blerësave ideal:

  • Karakteristika

    Përshkrim
  • Vendndodhja

    Ku jeton kjo tipologji njerëzish?
  • Përjashtimi i vendndodhjes

    Zonat ku nuk banojnë këeta blerës?
  • Mosha

    Cila do të hetë grupmosha e blerësve?
  • Gjinia

    Cila ështe gjinia e blerësve?
  • Interesat

    Pë cfarë janë të interesuar burrat dhe gratë e këtij grupi?
  • Arsimimi

    Cili ështe niveli arsimor?
  • Titulli i punës

    Në cilën industri të punës punon klienti juaj?
  • Niveli i Fitimeve

    Cfarë kategorie të ardhurash do të ketë kjo kategori blerësish?
  • Qëndrueshmëria e marrëdhënieve

    Cili është statusi i veçantë i marrëdhënies me këte kategori të vecantë blerësish?
  • Gjuha

    Cilat gjuhë flet kjo kategori blerësish?
  • Motivimi për blerje

    Arsyet psikologjike në lidhje me blerjen e produktit tuaj?

Me përcaktimin profilit të blerësit ideal, targetimi dhe komunikimi kanë një mundësi shumë më të mirë. Rritja e angazhimit në kanalet tuaja të mediave sociale, për reklamat tuaja në internet, duke marrë kohë paraprakisht për të përcaktuar personalitetin tuaj të blerësit, mund të ndihmojnë biznesin tuaj elektronik të ketë sukses duke njohur dhe kuptuar më mirë klientët tuaj kryesorë. Ekspertët e marketingut do t’ju ndihmojnë të identifikoheni me audiencën tuaj dhe të zgjidhni më mirë problemet e tyre.

Emërtimi i biznesit tuaj mund të jetë mjaft sfidues. Duhet të jetë tërheqës dhe i lehtë për t’u kuptuar. Më e rëndësishmja, duhet të jetë unik, origjinal dhe të përcaktojë se cila markë jeni. Përdorni emrin e biznesit tuaj për t’u regjistruar dhe përcaktoni formën e duhur ligjore. Konsultohuni me një avokat ose ndonjë ekspert ligjor për të marrë vendimin e duhur. Duke qenë se do të ketë mbrojtje ligjore dhe përfitime tatimore të përfshira, formalizimi i biznesit është një hap shumë i rëndësishëm.

Ndër ligjet kryesore, “Ligji për tregtinë elektronike” nr. 10128 datë 11.05.2009 së bashku me ligjin “Për mbrojtjen e konsumatorit” nr. 9902 datë 17.04.2008 përbëjnë kuadrin ligjor kryesor që rregullon aktivitetet e tregtisë elektronike në Shqipëri.

Tani që jeni zyrtarisht një pronar i një biznesi të Tregtisë elektronike të regjistruar, është koha të zgjidhni një ndërtues “website” për dyqanin tuaj elektronik (faqja juaj online). Krijimi i dyqanit është më shumë sesa thjesht shtimi i produkteve tuaja në faqe dhe publikimi i përmbajtjes. Ka të bëjë me automatizimin e emaileve (postës elektronike) dhe të fushatave të marketingut, pasi të dyja janë thelbësore për të përkthyer në shitje. Gjatë ndërtimit të “website” tuaj, mund të merrni parasysh disa hapa:

  • Zgjidhni 1 ose 2 lloje shkrimi të thjeshta në një sfond të bardhë

  • Bëjeni që navigimi/lundrimi në faqen tuaj të jetë i qartë dhe i thjeshtë, të jetë lehtësisht i përdorshëm ne cellular

  • Përdorni vetëm grafika, audio ose video nëse ato përmirësojnë mesazhin tuaj

  • Përfshi një mundësi zgjedhje (opt-in) në mënyrë që të mund të mbledhësh adresat e postës elektronike

  • Lehtësoni blerjen; jo më shumë se dy klikime midis klientit potencial dhe shportës

  • Regjistroni një Domain (namecheap.com, host.al, godaddy.com etj.)

  • Gjeni një ofrues “web hosting” (hostgator.com, bluehost.com, godaddy.com etj)

  • Mbështetje teknike (Ju aftësoheni vetë ose punësoni një profesionist të jashtëm për këtë punë)

  • Integroni një procesor pagesash

Krijoni artikuj, video ose çdo përmbajtje tjetër që njerëzve do t’u duket e dobishme. Shpërndajeni atë përmbajtje përmes artikujve në internet ose faqeve të mediave sociale. Përmbajtja tërheqëse e bën klientin të shpenzojë kohë dhe energji duke lexuar dhe marrë mesazhin tuaj. Përmbajtja tërheqëse është ajo që sjell klientin, e angazhon në faqe, jep emocione pozitive, ose e ndihmon atë të mësojë diçka të re dhe interesante. Përmbajtja ndërvepruese ka personalitet, vlerë dhe thelb. Mos harroni të përfshini butonin “dërgo një miku” në përmbajtjen e faqes suaj të internetit.

Provoni taktika të ndryshme në strategjinë tuaj të marketingut. A i njihni përdoruesit tuaj? Përdorin ata Facebook/LinkedIn/Instagram/TikTok? Bashkëpunoni me tregtarë ose influencues, shfaqni reklama në Instagram ose Facebook, ose nëse një blog, promovojeni atë në mediat kryesore sociale. Ju gjithashtu mund të dëshironi të përdorni një “landing page” në mënyrë që klientët tuaj të mund t’i blejnë produktet me lehtësi. Krijoni një listë adresash elektronike në mënyrë që të dini se kush është i interesuar për produktet tuaja. Përveç faktit që ju do të jeni në gjendje t’i njoftoni ata për ofertat, promovimet dhe zbritjet e ardhshme, është një mënyrë e mirë që ata t’ju dërgojnë komente ose shqetësime. Përdorni fuqinë e marketingut me e-mail për t’i kthyer vizitorët në blerës dhe për të ndjekur klientët dhe abonentët tuaj.

Programet e besnikërisë për të rikthyer klientët tuaj

Programet e besnikërisë janë një metodë e mirë për t’i falënderuar klientët tuaj më të mirë. Përveç kësaj, programet e besnikërisë ju lejojnë të mbledhni informacione të vlefshme kontakti që do të ndihmojnë në ndërtimin e bazës së të dhënave tuaja të marketingut. Një nga strategjitë më të rëndësishme të marketingut në internet është zhvillimi i zinxhirit të vlerave për çdo klient.

  • Ofroni produkte që plotësojnë blerjen e tyre origjinale

  • Dërgoni kupona besnikërie elektronike që ata mund t’i përdorin në blerjen e tyre të ardhshme

  • Ofroni produkte të ngjashme në faqen” Faleminderit” pasi ato të blejnë

  • Shpërblejini klientët tuaj për besnikërinë e tyre dhe ata do të bëhen edhe më besnikë

A e dini se?

Tatimi mbi fitimin si % e fitimeve tregtare është më i larti në Shqipëri (14.1).

Zbulo më shumë

Abonimi në buletin

Merrni njoftime kur moduli tjetër të jetë i disponueshëm

.

Legal disclaimer: This geographical map is for informational purposes only and does not constitute recognition of international boundaries or regions; GIZ makes no claims concerning the validity, accuracy or completeness of the maps nor assumes any liability resulting from the use of the information therein.

North Macedonia

Popullsia 2057680
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 13992.22
Përdorimi i internetit 85.3%
Blerësit në internet 53.5%
Monedha Macedonian denar
PBB për frymë, PPP 21304.5

Albania

Popullsia 2777690
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 1861052
Përdorimi i internetit 83.1%
Blerësit në internet 38.5%
Monedha Albanian lek
PBB për frymë, PPP 19496.20

Serbia

Popullsia 6664450
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 43318.93
Përdorimi i internetit 85.36%
Blerësit në internet 64.18%
Monedha Serbian dinar
PBB për frymë, PPP 25061.9

Kosovo

Popullsia 1761980
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 11981.46
Përdorimi i internetit 90%
Blerësit në internet 51%
Monedha European euro
PBB për frymë, PPP 14971.20

Bosnia & Herzegovina

Popullsia 3233530
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 21664.65
Përdorimi i internetit 83.38%
Blerësit në internet 41.31%
Monedha Bosnia and Herzegovina convertible mark
PBB për frymë, PPP 20950.20

Moldova

Popullsia 2538890
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 17264.45
Përdorimi i internetit 76%
Blerësit në internet 34%
Monedha Moldovan leu
PBB për frymë, PPP 15719

Montenegro

Popullsia 617210
Popullsia e moshës 16-64 vjeç 4011.87
Përdorimi i internetit 88.36%
Blerësit në internet 32.13%
Monedha European euro
PBB për frymë, PPP 28324.6

Qendra e burimeve dhe informacionit mbi aspektet kyçe të tregtisë elektronike për të gjithë anëtarët e CEFTA-s

ECOMMERCE FOR ALL

Zbulo më shumë Zbulo më shumë
* Ky përcaktim nuk sjell asnjë pasojë në qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me RKSKB 1244 ( Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara) dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Zbatues në Shqipëri